-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD refuzoi të plotësonte letrat, a do regjistrohet në zgjedhje? Celibashi nuk tërhiqet

Kryesoret

Partia Demokratike deklaroi zyrtarisht sot se nuk do të plotësojë dy kushtet që kërkoi Ilirjan Celibashi për t’i regjistruar në zgjedhjet e 14 Majit.

Por çfarë ndodh tani, a do të përjashtohet PD nga gara? Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se do të shprehet pasi të mbarojë afati 48 orë që ka lënë në dispozicion të PD-së që mbaron sonte në mesnatë.

Vendimin do ta marr pasi të ketë kaluar afati 48 orë, pasi i është vendosur në dispozicion PD-së për të plotësuar dokumentacionin që në bindjen time është i mangët. Do ta vlerësojmë dhe do të kemi vendimmarrjen përkatëse” tha ai.

Ai këmbënguli te nënshkrimi i deklaratës solemne, një nga dy kushtet. “Ligji kërkon që kjo deklaratë të nënshkruhet nga kryetari i partisë, se çfarë implikimesh ka nënshkrimi i kësaj deklarate në raport me çfarë ndodh me sjelljen e partive, që drejtohen nga kryetarët e partive që  kanë nënshkruar këtë deklaratë ky është diskutim krejt tjetër” tha ai.

Por përse vendosi që dje të emëronte anëtarët e KZAZ-ve nga radhët e PD-së para se të merrej vendimi nëse do të lejohet të garojë?

Vendimmarrja e KQZ dhe çfarë ndodh në KQZ është në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Vendimmarrja e djeshme ishte imponuar nga rrethanat, procedurat që duhet të kryejë KZAZ-të në ato bashki ku ka një KZAZ që lidhen me regjistrimin e komiteteve nismëtare dhe depozitimin më tej të dokumenteve të kandidimit.

Emërimi është bërë dje në minutën e fundit, pasi është dashur të merrnin detyrën, sekretarët e KZAZ-së që kanë funksion kryesor në administrimin e procesit në nivel vendor. Ka qenë cështje teknike në minutën e fundit për të mos bllokuar procesin poshtë” tha Celibashi.

PD njofton KQZ-në: Basha është dorëhequr, nuk sjellim letra shtesë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit