-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD njofton KQZ-në: Basha është dorëhequr, nuk sjellim letra shtesë

Kryesoret

Partia Demokratike që drejtohet nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj përmes përfaqësuesit ligjor Indrit Sefa i ka dërguar paraditen e sotme një shkresë KQZ-së ku e vendos në dijeni se nuk do të plotësojë asnjë nga dy kushtet që kërkoi Ilirjan Celibashi për ta regjistruar në zgjedhjet e 14 Majit.

KQZ kërkoi një autorizim të ri nga Lulzim Basha për t’u regjistruar në zgjedhje dhe deklaratën solemne që firmos çdo kryetar partie duke marrë angazhimin për një proces të rregullt pa manipulime. Por, në shkresën e sotme, PD thotë se Basha është dorëhequr dhe kjo “dihet botërisht” prandaj i kërkojnë KQZ-së që të veprojë duke regjistruar partinë më të madhe në opozitë me autorizimin e vjetër.

Por Celibashi ka deklaruar më herët se nëse nuk plotësohen dy kushtet, PD nuk regjistrohet në zgjedhje dhe kështu selia blu bëhet gati për KAS dhe më pas Kolegjin Zgjedhor nëse edhe shkalla e dytë do të lerë në fuqi vendimin e KQZ-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit