-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumba drejt policisë! Si nisi operacioni në Frakull dhe si u zhduk kolumbiani?

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga operacioni që u zhvillua katër muaj më parë dhe u finalizua me zbulimin dhe sekuestrimin e 485 kg kokaine kolumbiane e tretur në pleh artificial në Frakull të Fierit. Gjatë operacionit, sipas dosjes hetimore ka pasur disa të shtëna me armë zjarri që kanë nxitur policinë që të veprojë shpejt.

Agjentët i kishin vendosur nën monitorim të plotë trafikantët, por këta të fundit i pikasën. Ndërhyrja u përshpejtua, pasi është qëlluar drejt grupeve të vëzhgimit në fshatin ku ishte planifikuar ndërtimi i laboratorit ku do të ekstraktohej kokaina.

Për shkak të rrezikimit të jetës së punonjësve të policisë, por edhe dekonspirimit të operacionit është nisur operacioni që çoi në pranga disa persona mes të cilëve ish-kryekomunarin, Viktor Çervanaku, vëllanë dhe djalin e tij.

Në të njëjtën ditë, ka mundur t’i shpëtojë prangave kimisti kolumbian Zamir Rodrigez. Ndonëse ka qenë nën vëzhgim gjatë vizitave të tij në laborator, ai është larguar përmes një automjeti.

Sipas burimeve, ai është ndjekur në distancë, por në zonën e Vorës ka devijuar nga rruga kryesore dhe i ka humbur gjurmët në aksin Vorë-Fushë Krujë. SPAK ka dërguar letër-porosi autoriteteve kolumbiane dhe malazeze, por ende nuk ka marrë përgjigje për to.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit