Loja me pyetje dhe përgjigje është realizuar në shtëpinë e Big Brother VIP, mes banorëve është realizuar shpesh nga Vëllai i Madh.
Së fundmi, u organizua “mbrëmja e djemve” të cilët i drejtuan pyetjet nga më ngacmuese njëri-tjetrit, ku duhet t’i përgjigjen ose të kryejnë dënimin.
“Trego emrin e të dashurës së fundit që ke pasur, ose puth një nga djemtë në buzë,” ka qenë pyetja për djemtë, ku disa kanë zgjedhur t’i përgjigjen për t’i shpëtuar dënimit, përveç Qetsorit i cili pa u menduar aspak ka puthur në buzë Sabianin.
Ky moment ka shkaktuar të qeshura të shumta mes banorëve, të cilët nuk e lanë pa e komentuar këtë situatë.