Policia britanike ka arrestuar një shqiptar pasi u kap duke rritur më shumë se 100 bimë në një shtëpi në Southamp.
Migen Elezi ishte edhe më parë i dënuar dhe burgosur për trafik droge. Kësaj here ai u kap duke u kujdesur për bimët me vlerë deri në 66,000 £ në pronën në Sirdar Road, Portswood.
Policia ishte informuar për “shtëpinë e barit” dhe rrethoi ndërtesën me oficerë duke përdorur një sharrë në përpjekje për t’u futur brenda.
Një oficer tha se panë Elezin duke vëzhguar nga çatia. Më pas 42-vjeçari zbriti dhe u hodh duke thyer kyçin e dorës dhe më pas u përpoq të vraponte.
Por policia e ndoqi dhe ai u kap dhe u arrestua, ndërsa efektivët u futën më pas në banesë.
Gjashtë dhoma po përdoreshin për rritjen e kanabisit me ventilim, ndërkohë u sekuestruan edhe plumba me fuqi të lartë si dhe kimikate.
Avokatja e tij Keeley Harvey tha: Është mjaft e qartë se ky është një njeri që është shfrytëzuar për të paguar një borxh.
Elezi u dënua me 16 muaj burg. Gjykatësi e paralajmëroi atë se dënimet e tij do të bëhen gjithnjë e më të mëdha nëse nuk heq dorë.