Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka bërë të ditur se nga nesër do të nisë një turne në Serbi. Vuçiç ka thënë se do të mundohet që të vizitojë 25 rajonet deri në fund të vitit. Ai ka paralajmëruar vizitë edhe në Kosovë, shkruan Tanjug.
“Kësaj radhe do të mundohem t’i vizitoj të gjitha 25 rajonet deri në fund të vitit. Shpresoj se do të mund të shkoj edhe në Kosovë. Do të flasim me njerëz në disa vende, jam veçanërisht i lumtur që do të shkoj në Bosilegrad si president i Serbisë”, tha Vuçiç në mbledhjen e Bordit Kryesor të Partisë Përparimtare Serbe.