Para disa javësh, Luizi tha në “Big Brother VIP” se Arjola Demiri ka qenë një lojtare fallco përgjatë gjithë kohës që ka qëndruar në “Big Brother VIP 1” dhe se në lojë ka përdorur fëmijët. Ai tha se e njeh ish-bashkëshortin e aktores dhe se fëmijëve të saj nuk u ka munguar asgjë.
“Babain e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallco nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është më se normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë përmendte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj”- tha Luizi.
Arjola e kishte mbështetur Luizin në mediat sociale deri para kësaj deklarate. Më pas ajo jo vetëm që nuk e mbështeti më, por e hoqi dhe nga Instagrami.
E ftuar sot në “Fan Club”, Arjola deklaroi se deklarata e tij se e donte shtëpinë për vete jo për fëmijët ishte e ulët. Teksa shtoi se Luizi nuk e njeh ish-bashkëshortin e saj.
“E ndiqja. Luizi (personi që i menaxhon faqen) më ndiqte që në fillim. Unë kam qenë me Maestron sepse e njoh që në studimet e larta. Duke parë shoqërinë time që e duan shumë Luizin, bëra një postim nga SHBA për Luizin. Një ditë më mbrapa pashë se Luizi kishte thënë se ishte banorja më e shtirur e BBVA1 dhe shkas ishte bërë edhe shtëpia. Se nuk e doja shtëpinë për fëmijët por për vete. E gjej pak të ulët. Nuk më bën sens. Unë nuk kam kërkuar shtëpi, por kam thënë se çmimin e dua për shtëpi. Ai nuk është shok i ish-bashkëshortit tim.”-tha Arjola.