Mimoza Paja, 60 vjeç, quhet viktima e atentatit të sotëm të ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku dy persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr me breshëri ndaj lokalit të të skeduarit të policisë, Fatjon Murati, i njohur si mik i ngushtë i Endrit Dokles.
Dalin pamjet e lokalit të Fation Muratit, mik i Endrit Dokles, të bërë shoshë nga plumbat
Sipas Policisë së Shtetit, të plagosur nga kjo ngjarje kanë mbetur pesë persona të tjerë, mes të cilëve edhe një vajzë e vogël vetëm 8 vjeç, e cila është lënduar në këmbë nga ciflat e xhamit që janë shkaktuar si pasojë e të shtënave.
Murati ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që në makinën ku u arrestua ishte në praninë e Dokles dhe Gentian Reçit, kunati i Dokles.
Të shtënat te ‘Don Bosko’, vdes banakierja e lokalit, mes të plagosurve edhe 1 fëmijë
Urdhër arresti për Muratin ishte aktiv prej muajit korrik 2022 llogari të hetimeve pasi u kap bazë armësh në Tiranë dhe në të cilën është arrestuar edhe shoku i tij Kristjan Gjini.