Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç foli sot me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçakun rreth Propozimit Evropian.
Ata kanë folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe hapat tjerë të nevojshëm që kishin për mësymje normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në komunikatën për shtyp të lëshuar past takimit nga Presidenca e Serbisë, thuhet që Vuçiç e theksoi se Serbia ishte e gatshme që me përkushtim dhe përgjegjshmëri t’i qasë negociatat me qëllim arritjen e kompromisit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme që ishin të nevojshme për një jetë normale dhe të ardhme më të mirë për krejt qytetarët.
Vuçiç u shpreh në llogarinë e tij në Instagram se e kishte një takim të vështirë por domethënës me Lajçakun dhe lajmëroi se diskutime tjera me të do të kishte edhe sonte por edhe nesër.