Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i mirëmenduar i ndodhur në një lokal në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku viktime mbeti një grua dhe pese të tjerë u plagosën. Dyshohet për një atentat të organizuar pasi objekti ka qenë një nga personat e plagosur.
Dyshohet se Shehat Murati ka qenë edhe shënjestër i këtij atentatit. Personi në fjalë është edhe xhaxhai i pronarit të lokalit, Fation Muratit. Fation Murati mund të ketë pasur konflikt të mëparshëm me persona të tjerë, dhe për këtë arsye po hetohen disa pista.
Atentati te “Don Bosko”, lokali i Fatjon Muratit rezulton i sekuestruar në tetor 2022
Dyshohet se Shehat Murati, (xhaxhai i Fation Muratit) mund të ketë qenë edhe objektiv i këtij atentati. Autori është afruar në këmbë dhe ka qëlluar me armë zjarri drejt lokalit.
Masakra te “Don Bosko” u realizua nga 2 persona me motoçikletë!