Sytë tashmë janë të KAS-i që do të vendosë për fatin e dy kërkesave të Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt për pjesëmarrjen në zgjedhje.
Një burim nga KQZ, tha për “5pyetjet.al” se Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi të mos pranojë ankimimet e grupimit Alibeaj dhe Rithemelimit për regjistrimin e Partisë Demokratike në Zgjedhjet e 14 majit.
Anëtarët e KAS pretendojnë se kjo strukturë nuk mund të shqyrtojë këto dy kërkesa pa pasur një vendim përfundimtar të Kryekomisionerit, kjo pasi Ilirjan Celibashi ende nuk është shprehur.
Celibashi ka kërkuar demokratëve të Alibeajt që të sjellin dokumente shtesë për regjistrimin e PD në vendore, me argumentin që duhet të ketë një deklaratë përgjegjësie nga kryetari Lulzim Basha.
Kësaj kërkesë, përfaqësuesi ligjor në KQZ është shprehur se nuk do të sjellin asnjë dokument shtesë, me argumentin se dihet botërisht që Basha ka dhënë dorëheqjen.
Relatori i kërkesës së Rithemelimit është ish-ministri i Berishës, Ilirjan Rusmali. Ndërsa Koli Bele është relatori i kërkesës ankimore të Enkelejd Alibeajt, i cili çoi në KAS vendimin e Celibashit për mosregjistrimin e PD-së.
VENDIMI PER KERKESEN E BERISHES
VENDIMI PER KERKESEN E ENKELEJD ALIBEAJT