-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja e grurit, OKB: Moska është pozitive për një zgjatje 60-ditore

Kryesoret

Përfaqësues të Kombeve të Bashkuara dhe Rusia kanë zhvilluar ditën e sotme një takim në Gjenevë ku biseduan për marrëveshjen e grurit.

“Sapo kemi përfunduar një raund tjetër konsultimesh midis delegacionit ndërministror rus dhe përfaqësuesve të OKB-së,” tha zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Vershinin.

Ai shtoi se Moska nuk ka asnjë kundërshtim për një zgjatje të re të kësaj marrëveshjeje pasi ajo aktuale të skadojë më 18 mars por vetëm për 60 ditë.

Pozicioni i mëtejshëm i vendit do të përcaktohet nga përparimi aktual në normalizimin e eksporteve bujqësore ruse, tha Vershinin, duke shtuar se lehtësimi i sanksioneve të shpallura nga Uashingtoni, Brukseli dhe Londra për ushqimin dhe plehrat ruse nuk po funksionon.

Kujtohet se marrëveshja fillestare, e cila u nënshkrua më 22 korrik të vitit të kaluar nga përfaqësues të Rusisë, Turqisë, Ukrainës dhe OKB-së, ka të bëjë me eksportin e drithit, ushqimit dhe plehrave ukrainase përmes Detit të Zi nga tre porte, ndër të cilët edhe të Odesës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit