Mëngjesin e sotëm kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta zhvilloi një takim me Sali Berishën në selinë blu me fokus koalicionin për zgjedhjet e 14 Majit.
Në dalje, Meta nuk dha detaje, por theksoi se më 15 maj shumica e kryetarëve në të gjithë Shqipërinë do i përkasin ndryshimit dhe opozitës së bashkuar.
“Në datën 15 maj shumica e kryetarëve të bashkisë në të gjithë Shqipërinë i përket ndryshimit dhe opozitës së bashkimit. Shumica dërmuese e këshillave bashkiakë do i përkasë ndryshimit” tha ai.