-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“O teta më vranë”! Fqinja rrëfen fjalët e mbesës së banakieres: Po qante me të madhe

Kryesoret

Tirana u trondit mbrëmë nga një sulm me armë në një lokal në “Don Bosko”.

Në shënjestër ishte njëri prej vëllezërve Murati, të njohur për botën e krimit, por gabimisht u vra banakierja Mimoza Paja dhe plagosën gjashtë persona, mes tyre mbesa e viktimës,  10 vjeçe.

Fqinja e viktimës Mimoza Paja ka rrëfyer se mbesa e viktimës, 10-vjeçe ka shkuar direkt tek ajo dhe i ka treguar se e kanë plagosur.

“Jetonte në kushte të vështira ekonomike, i kishte vdekur burri para 2 vitesh. Unë isha brenda, djali po flinte, u çua djali i trembur, ka ndodhur një vrasje. Kur dola jashtë, thanë “kshtu kshu”, u vra Moza, armë me breshëri, kur dola dëgjova këto gjëra.

Jemi aq të frikësuar sa kemi frikë të jetojmë të shtëpia, në punë tënde, këtu është bërë jetë e frikshme. Ambulanca erdhi shpejt.

Erdhi 10 vjeçarja, më tha mua “o teta Bardha më kanë vrarë, po qante me të madhe, ishte duke qarë, erdhi ambulanca dhe e mori”. Ka disa kohë që po punonte”, tregon fqinja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit