-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri italian i Mbrojtjes: Fronti i Europës Jugore po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm

Kryesoret

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto pas një takimi kushtuar emigracionit dhe refugjatëve, i thirrur të hënën nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni theksoi ndër të tjera se “fronti i Evropës Jugore po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm”.

Siç thekson gazeta La Stampa, Crosetto tha se BE, NATO dhe Perëndimi nuk e kuptuan që sulmet kibernetike ishin pjesë e konfliktit global të krijuar nga lufta në Ukrainë.

“Tani do të ishte e nevojshme që ata të kuptojnë se fronti i Evropës Jugore po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm,” u shpreh Crosetto.

Ai shtoi se “ata duhet të kuptojnë se imigracioni i pakontrolluar dhe i vazhdueshëm, i cili i shtohet një krize sociale dhe ekonomike, po kthehet në një mënyrë për të dëmtuar vendet më të ekspozuara , duke filluar nga Italia, për zgjedhjet e tyre të qarta gjeostrategjike”.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, nga Jeruzalemi nënvizoi se “emigracioni nuk mund të jetë vetëm një problem italian dhe shtoi: “shumë emigrantë, në këtë fazë, vijnë nga zonat e kontrolluara nga Wagner Group. Nuk do të doja të ishte një përpjekje që synon të inkurajojë kalimin e emigrantëve në Itali”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit