-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

MOTI SOT: Vijojnë kthjellimet në të gjithë vendin, si do të luhaten temperaturat!

Kryesoret

Vijon rritja e mëtejshme e vlerave barike duke sjellë në vendin tonë dominim të motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të jetë prezente deri vonë pasdite kur vranësirat do të shfaqen si fillin në zonat malore veriore dhe gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit, megjithatë vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie gjatë orëve të mëngjesit por mesdita sjell rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 18°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Edhe gjatë ditës së hënë, territori i Kosovës do të vijojë të mbizotërohet në orët e paradites nga moti i kthjellët në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa duke ju afruar orëve të vona të mbrëmjes do të shfaqen vranësira të pakta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat Verilindore dhe Lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit