Në muajt në vijim do të ketë një rritje pagash për administratën. Lajmin e dha sot Edi Rama gjatë një aktiviteti të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Kryeministri nuk i përmendi të gjithë sektorët, por tha se janë duke u rishikuar të gjitha.
“Jemi duke rishikuar të gjitha pagat që do të pësojnë rritjen e tyre. Javën e ardhshme do të sanksionojmë që për asnjë pagë deri në 500 mijë lekë nuk do të ketë asnjë taksë.
Që do të thotë që paga që do të shkojë në arkën e familjes do të jetë me larta nga ajo që shkon sot. Kemi lajmëruar rritjen e pagës me 50 mijë lekë në muaj për mjekët specialistë.
Po bëjmë një tjetër plan për një rritje të pagave në disa zëra kyç duke filluar nga aftësitë dixhitale, si mbrojtja kibernetike” tha ai.