-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet dëshmia e mikeshës së Mimoza Pajës që u vra në Don Bosko: Mblidhte kanoçe, punonte dy turne!

Kryesoret

Del dëshmia e mikeshës së Mimoza Pajës, 58-vjeçares, e cila mbrëmjen e djeshme u vra aksidentalisht në ambientet e një lokali, ndërsa 5 persona të tjerë u plagosën.

Sipas mikeshës, Mimoza ishte në vështirësi ekonomike, madje mblidhte edhe kanoçe dhe më pas i shiste. 58-vjeçares kishte tre vite që i kishte vdekur edhe bashkëshorti, ndërsa për të mbajtur familjen ajo punonte dy turne.

E dhimbshme, pamjet e banesës me qira të Mimoza Pajës, kishte vetëm 10 ditë që kishte nisur punë në lokalin e Fatjon Muratit

“Ishte e varfër, mblidhte kanoçe dhe i shiste. Ka lënë 4 fëmije. Ishte e sëmurë me infeksion. Punonte për copën e bukës. Ishte me qira. Më thoshte që kam 6 muaj pa paguar qiranë. Ka pas punuar edhe në një lokal tjetër në lagje si pastruese. Punonte dy turne tek puna e re”, mësohet të ketë thënë mikesha e Mimoza Pajës.

Punonte për bukën e gojës! Jeta fatkeqe e gjyshes që u vra në sy të mbesës 10-vjeçe

Nga atentati i mbrëmshëm mbetën të plagosur edhe 5 persona, Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanule Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli. Dyshohet se objektivi i atentatit ka qenë Sahit Murati, xhaxhai i Fation Muratit, një person me precedent kriminal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit