Altin Morina është shefi i trajnimit pranë repartit RENEA i cili është arrestuar ditën e sotme pasi ju gjetën 113 mijë euro, rreth 290 mijë lekë të rinj dhe 80 paund në makinë.
Gjithashtu mediat raportojnë se Morina kishte ishte në makinë me një nga personat e dyshuar të atentatit në “Don Bosko”.
Kujtojmë që nga atentati që ndodhi pak ditë më parë në Don Bosko mbeti e vdekur banakierja Mimoza Paja, 58 vjeçe dhe pesë të tjerë u plagosën, mes tyre dhe një vajzë 10-vjeçare që u dëmtua nga xhamat e thyer.
Të plagosurit e tjerë janë Sahit Murati (xhaxhai i Fatjon Muratit), Astrit Meraj, Emanuel Sala, Ermir Bejuku, Genc Shohalli, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
Murati vetë ndodhej jashtë Shqipërisë në momentin që u krye atentati. Ai është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles, madje është marrë në pyetje për masakrën e Fushë Krujës, ku mbeti i vrarë Brilant Martinaj me dy miqtë e tij. Murati tashmë është shpallur në kërkim.