PD është jashtë zgjedhjeve. Vendimi i Ilirjan Celibashit është pasuar me një furtunë me akuza nga përfaqësuesit e PD-së. Por Ilirjan Celibashi ishte i qetë dhe madje e mbylli konferencën me buzëqeshje.
Njëri nga gazetarët e pyeti se çfarë do u thoshte nipërve dhe mbesave pas disa viteve për vendimin e sotëm që la PD-në jashtë zgjedhjeve?
Celibashi buzëqeshi dhe iu pëgjigj “Kur të bëhem me nipër dhe mbesa do ta them, dhe inshalla ndodh sa më shpejt. Po ke durim dhe prit deri atëherë”.