Luiz Ejlli është njëri nga banorët më të spikatur në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.
Nga mbështetja e madhe nga publiku shihet si fitues por duket se Luizi nuk është fare i sigurt për këtë.
Ai këtë e ka theksuar disa herë brenda, edhe pse ka dhuruar momente shumë të bukura përgjatë kësaj kohe.
Së fundmi në një bisedë me Fotininë dhe Kiarën, këngëtari tregoi një ëndërr të cilën kishte parë, që ka të bëjë pikërisht me BBVA.
“ui po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ta jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabimin tim, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë,” u shpreh 37-vjeçari.
Luizi është i bindur që do të shkojë deri në finale, por që nuk do të jetë fituesi.
“Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shkojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj,” tha mes tjerash Ejlli.
Luizi tashmë ka thyer çdo rekord shikueshmërie si dhe ka mbledhur mijëra fansa në rrjetet sociale.