Manchester City ka shënuar dy gola të shpejt në ndeshjen ndaj Leipzigut, e vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Erling Haaland shënoi fillimisht nga penalltia në minutën e 22-të për rezultatin 1:0.
Por, vetëm pas dy minutash, ishte sërish sulmuesi norvegjez që shënoi për dyfishimin e epërsisë së “Qytetarëve”.
Manchester City tani po udhëheq 3:1 me rezultatin e përgjithshëm.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Gjermani kishte përfunduar me rezultatin 1:1.