Porto dhe Inter do të zhvillojnë sonte ndeshjen e kthimit në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Dragao”, me fillim prej orës 21:00.
Rezultati nga ndeshja e kaluar është 0:1 në favor të “Nerazzurrëve”, të cilët kanë një përparësi të lehtë për përballjen e natës së sotme.
Kujtojmë se skuadra fituese e siguron kalimin për në fazën çerekfinale.