Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi do të vendosë për fatin e PD-së drejtuar “de jure” nga Lulzim Basha nëse do të pranohet që të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 Majit.
Pak ditë më parë, Celibashi njohu Bashën dhe jo Berishën kryetar të PD-së, por që ta regjistronte në zgjedhje, i kërkoi përfaqësuesit ligjor Indrit Hoxha dy dokumente, së pari autorizimin e ri dhe deklaratën solemne.
Të dyja duhen me firmën e Bashës. PD nuk i dorëzoi dhe Enkelejd Alibeaj nuk priti vendimin e Celibashit por e çoi në KAS, ky i fundit e ktheu te Celibashi me argumentin se nuk është shprehur.
Tashmë pritet për t’u parë si do të vendosë sot pasdite Ilirjan Celibashi për fatin e PD-së.
Diskutimi në KQZ
Ilirjan Celibashi: Nga mbledhja e fundit lamë 48 orë kohë për plotësimin e dokumenteve. Jemi këtu pasi edhe KAS rrëzoi kërkesën e ankuesve për këtë vendim të ndërmjetëm të ndërmarrë nga komisioneri. Fjala është për pjesëmarrësit në këtë proces.
Indrit Sefa: Kërkojmë projektvendimin përpara.
Ilirjan Celibashi: Për rastin e PD-së administrata nuk e ka gjetur të mundur për të bërë një propozim të tillë. Ne do ju dëgjojmë më pas do të vendosim.
Indrit Sefa: Juve ju kanë ardhur dy kërkesa të ndryshme. Unë jam përfaqësues i PD-së, jo Lulzim Bashës. Këtë kërkoj që të rregullohet.