-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD nuk u regjistrua në zgjedhje, Sula: Vendimi i Celibashit çon ujë në “mullirin” e PS-së

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar pas vendimit të KQZ për mos-regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit. Në një postim të bërë në rrjetet e tij sociale, Sula pretendon se për herë të parë në 32 vite pluralizëm, PD-së po i mohohet e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhje.

POSTIMI I PLOTË:

Vendimi i Celibashit çon uje ne “mullirin” e PS-së. Për herë të parë pas 32 viteve pluralizëm, Partisë Demokratike po i mohoet e drejta e pjesëmarrjes në zgjedhje. Ky qendrim eshte i paligjshem, sepse deklarata e angazhimit solemn nuk eshte nje akt personal i kryetarit te Partise, por nje akt qe ndermerret ne emer te Partise e per rrjedhoje i transferueshem.

Per me teper, ata qe kane punuar ne institucione publike e dine fare mire se detyra e zevendesit te titullarit, ne kete rast nenkryetarit te Partise, eshte pikerisht qe ne mungese te titullarit, te ushtroje funksionet e tij per te garantuar funksionimin normal te institucionit.

Arsyetimi i Komisionerit eshte njesoj sikur te thuash se meqenese neni 100 i Kushtetutes thote qe vendimet e Keshillit te Ministrave i firmos kryeministri, te gjitha ato akte qe kane firmosur zv.kryeministrat Braçe, Ahmetaj apo Balluku jane antikushtetuese. Neni 46 i Statutit te PD parashikon shprehimisht se ne mungese te Kryetarit dhe me autorizim te tij, njeri prej nenkryetareve ushtron funksionet e tij. Si jurist dhe ish-prokuror nuk arrij t’i gjej ndonje shpjegim ligjor ketij qendrimi te Komisionerit Shteteror

Nese qendrimi i tij eshte i ndikuar nga interesa politike, kjo do te ishte e pafalshme per demin kolateral qe i behet vendit dhe demokracise. Lulzim Basha nuk është më kryetar i Partisë Demokratike ndaj ai nuk duhet të bëj asnjë deklaratë si i tillë. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit