Sot ka dëshmuar për më shumë se një orë në SPAK, ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari.
Ai u shpreh se kallëzuar edhe ish-shefin e shtabit Bajram Begaj, sot president Republike, shefin e zyrës së informacionit dhe ish-komandantin e Flotës Detare të Shëngjinit.
Ai u shpreh se për pronat e ushtrisë është shkelur ligji në bazat në Shëngjin dhe Sarandë, pasi atributet për të vendosur i kishte Presidenti dhe jo ministria.
“Sot jam thirrur për shkak të padisë së dytë që kam bërë, që është padia në lidhja me bazën detare të Shëngjinit.
Për këtë është kallëzuar ish-shefi i shtabit të përgjithshëm Bajram Begaj, ish-komandanti i forcës detare, Ilir Xhebexhia dhe ish-komandanti i komandanti i policisë ushtarake Altin Kurti. Kanë lejuar ndërtimin në pronën e ushtrisë të një godine katërkatëshe”, tha Meçollari.
Pak ditë më parë u morën në pyetje ministrja Olta Xhaçka për kohën që ka qenë te Mbrojtja dhe ish-deputeti Kollçaku për periudhën që ka qenë në krye të FA-së.