Ish-zëvendëskomandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, është paraqitur ditën e sotme sërish në ambientet e SPAK, ku ishte edhe pak ditë më parë, për t’u marrë një pyetje për padinë e tij për “shpërdorim detyre” ndaj ish-gjeneralit Bardhyl Kollçaku.
Në një deklaratë për mediat në seancën e parë të pyetjeve, Meçollari bëri me dije se ai u pyet në cilësinë e personit që kishte bërë kallëzimin mbi tjetërsimim e bazës detare në qytetin e Sarandës. Meçollari theksoi se ka besim se SPAK do t’i shkojë deri në fund çështjeve së tjetërsimit të pronave të ushtrisë.
“U pyeta ne cilësinë e kallëzuesit për bazën detare të Sarandës, ku privatit i është dhënë çdo centimetër pa lënë asgjë për ushtrinë. I kam akuzuar për shpërdorim detyre. Kam besim te SPAK. Po mos të kisha besim, s’do e bëja kallëzimin”, tha ai.