Ditën e sotme pritet që të finalizohet marrëveshja mes Sali Berishës dhe Ilir Metës për koalicionin për zgjedhjet e 14 Majit.
Veç faktit që dy palët do të mbështesin të njëjtët kandidatë për kryetarë bashkie që dolën nga “Primaret” e Berishës, tani pritet që të futen edhe me një listë për këshillat.
Vizita e fundit e Petrit Vasilit paraditen e sotme në selinë blu i vendosi vulën paktit.
Lëvizja e re u diktua nga fakti që Gjykata e Apelit i hoqi vulën Sali Berishës dhe KQZ njoh Lulzim Bashën kryetar të PD-së. Kjo e detyroi Berishën që të ishte në kërkim të një “shtëpie” për të dalë në zgjedhje.
Pjesë e koalicionit pritet që të jenë dhe 3 parti të tjera, Partia Demokristiane, Balli Kombëtar dhe PBDNJ e Vangjel Dules.
Regjistrimi në KQZ pritet të bëhet këtë të mërkurë një ditë përpara afatit që lejon ligji për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.