Ledio Braho është caktuar me short relator për kërkesën ankimore të grupit të Sali Berishës në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve. Grupi i Berishës ankimoi vendimin e KQZ-së që njohu kryetar të PD-së, Lulzim Bashën.
Më herët në kërkesën e pak ditëve më parë në një tjetër çështje, KAS refuzoi kërkesën e bërë nga përfaqësuesi i Sali Berishës, Ledio Nurja, i cili kishte kërkuar përjashtimin e Ledio Brahos nga shqyrtimi i kërkesës së Rithemelimit.
Nëse ndodh, e njëjta gjë pritet që të vuloset edhe herën e dytë. Ledio Braho në fund të vitit të kaluar u propozua Avokat Popullit nga grupi i Enkelejd Alibeajt.
KQZ njohu Bashën, Berisha ankohet në KAS: Jam unë kryetari i PD-së