Ditën e sotme në KAS u hodh për të caktuar relatorin për ankimimin e Partisë Demokratike. Rezultatet e shortit përcaktuan relator të kërkesës ankimore të depozituar nga PD, anëtarit të KAS, Koli Bele.
Kujtojmë se PD e Alibeajt ankimoi në KAS vendimin e kryekomisionerit Ilirjan Celibashi i cili vendosi përfundimisht që PD të mos futet në zgjedhje.
Partia Demokratike me kryetar Lulzim Bashën përmes përfaqësuesit ligjor Indrit Sefa ka ankimuar mbrëmjen e djeshme vendimin e kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi që nuk i regjistroi në zgjedhjet lokale të 14 Majit.
PD thotë se pretendimi i fundit i parashtruar nga komisioneri në arsyetim lidhur me solemnitetin e deklaratës nuk gjen mbështetje ligjore në asnjë nga aktet ligjore dhe nënligjore mbi të cilat paraqitet dhe realizohet vendimmarrja mbi kërkesën për regjistrimin e partisë politike si subjekt zgjedhor.
“Përdorimi i shprehjes “për të mos folur” tregon më së shumti mungesën e argumenteve juridike dhe krijimin e një standardi të personalizuar në raport me solemnitetin i cili nuk përbën argument ligjor për vendimmarrjen nga ana e Komisionerit” thuhet në ankim.
Celibashi e vlerësoi kusht të panegociueshëm për të regjistruar PD-në në zgjedhje, deklaratën solemne të angazhimit me firmë të Lulzim Bashës, pasi edhe pse ka dhënë dorëheqjen në mars të 2022, është ai figuron në Gjykatën e Tiranës ende si kryetar.
Celibashi sqaroi se deklarata ku përmendet angazhimi për refuzimin për të marrë pjesë në praktika të blerjes së votës, është një e drejtë ekskluzive që i takon kryetari dhe kurrësesi nuk mund të delegohet në palë të tjera.