Një shqiptar është arrestuar nga oficerët e Britanisë së Madhe nën akuzën se transportonte emigrantë të paligjshëm me gomone nga Belgjika drejt Anglisë.
Sipas mediave britanike, 44-vjeçari është i arrestuari i pestë që ka rënë në pranga nën dyshimin se ishte përfshirë në trafikun e emigrantëve të paligjshëm. Shqiptari u arrestua nga oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit në Loughborough.
Sipas akuzave, shqiptari ka organizuar një seri arratisjesh kontrabandë me emigrantë të paligjshëm që prej vitit të kaluar.
Katër të tjerë të arrestuar, që besohet se janë pjesë e të njëjtit grup, do të paraqiten në gjykatë më vonë këtë muaj të akuzuar për ndihmë në emigracionin e paligjshëm.
Të arrestuarit janë 44-vjeçari Arsen Feci, 48-vjeçari Klodian Shenaj, nga Nottingham dhe 51-vjeçari Banet Tershana, nga Hove East Sussex.
Ata do të paraqiten në Gjykatën Nottingham Crown më 29 mars.