Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar detaje të reja rreth atentatit në “Don Bosko” ku viktimë mbeti një grua dhe u plagosën 5 të tjera.
Karamuço ka treguar lidhur me teknikat teknikat e gjuajtjes dhe armët e përdorura në këtë atentat, ku theksoi se kallashnikovi është një armë që deri në 300 metra ka objektiv që bën qitje shumë të saktë.
Sakaq ai ka treguar edhe një mesazh që ka marrë nga një i burgosur i cili i ka treguar se në Shqipëri kanë mbetur vetëm amatorë dhe se profesionistët janë larguar jashtë vendit.
“Kallashnikovi ka një problem natën, është një armë që deri në 300 metra ka objektiv që bën qitje shumë të saktë. Ka 600 raunde në minutë, 710m/s e ka shpejtësinë plumbi. Ti merr shënjestër në vendin e parë e pastaj vetëm mbyll sytë dhe nuk e di a e kanë parë këtë vajzë që lëvizte në bar. Një mesazh që më vjen këtu, personi nuk është i lirë por s’kemi pse, mirëmbrëma ka informacione se vrasësit profesionistë kanë emigruar këtu kanë ngelur amatorët. Është fatkeqësi për ta thënë por po na bëjnë dëm këta amatorë”, tha ai te ‘Top Story’.