Zbardhet dëshmia e Altin Morinës, shefit të stërvitjes tek reparti i RENEA-s, që u arrestua pasi në makinën e së cilit policia gjeti 113 mijë euro, paund dhe lekë.
Morina ka thënë se paratë janë të ligjshme dhe janë tërhequr nga banka nga një mik. Ai ka deklaruar se nuk ka kryer asgjë të jashtëligjshme dhe se nuk është pjesë e ndonjë grupi kriminal.
“Paratë janë të ligjshme dhe vijnë nga një biznes. Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia tek një mik. Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal”- ka thënë Morina, sipas Top Channel.
Ai u vu në pranga mesditën e djeshme në zonën e Kodrës së Diellit pasi makinën “Audi” me të cilën po lëvizte e kishte shndërruar në një bankë lëvizëse.
Në sedilen e parë të pasagjerit ai kishte fshehur të mbështjella me qese marketi rreth 113 mijë euro, lek dhe paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
“Është miell, jo kokainë”! Altin Morina, shefi i stërvitjes tek RENEA pjesë e bandave!