“Nëse e fiton Luizi, është në dështim Shqipëria. Ai nuk është shembulli që duhet të shpallet fitues,” Kështu u shpreh Krist Aliaj ditën e sotme në “Big Brother Vip”, për fitoren e mundshme të Luizit.
Në fakt, kjo deklaratë e Kristit, nuk iu drejtua vetëm Luizit, por të gjithë popullit shqiptar që ndjek ose jo “BBV.”
Krist Aliaj, i cilësuar shpesh nga opinionistët dhe disa banorë brenda BBV si një nga njerëzit inteligjent aty, i ka dhënë të drejtën vetes të gjykojë vendimin e një populli të tërë. Pavarësisht “inteligjencës” së tij, me të cilën mburret dhe e mburrin, Kristi (dhe askush tjetër) nuk e përcakton nëse zgjedhja e një pjese të madhe të popullit, është një dështim për vendin.