-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, Rama lë porosi aplikacionin “Aktivisti”

Kryesoret

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste, që zgjati rreth 1 orë.

Gjatë mbledhjes, drejtuesit e qarqeve kanë paraqitur raportet e tyre për sondazhet e bëra mbi kandidatët për kryetarë bashkie dhe kandidatët për këshilltarë bashkiakë.

Sipas të njëjta burimeve, mësohet se sa u përket emrave të kandidatëve, Rama ka përmendur Benet Becin si kandidat të mundshëm për bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e 14 majit.

Mësohet se kreu i PS-së u ka bërë të qartë deputetëve që të mbajnë përgjegjësi për zonën e tij dhe për rezultatin e partisë në zgjedhjet e 14 majit.

Nga ana tjetër Rama ka kërkuar që asnjë deputet mos të kërkojë për kandidat për kryetar, sidomos deputetët e Vlorës, të cilët kanë dy mandate si deputetë. Kryesocialisti ka nënvizuar se me Vlorën do të merret vet personalisht.

Gjithashtu bëhet me dije se Rama është larguar më herët nga mbledhja pasi ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit