Ermal Krasniqi është zbulimi i vitit te CFR Cluj dhe tashmë ka ngjallur interesimin e disa top klubeve. Sulmuesi kosovar ka impresionuar që nga transferimi te gjiganti rumun dhe ka tërhequr tashmë vëmendjen e disa klubeve të njohura evropiane, sipas menaxherit të lojtarëve Giovani Becali.
“Një klub është i interesuar për Krasniqin. Unë kam një shok me origjinë shqiptare që ka pozitë në disa klube. Është lojtar i rëndësishëm, është vetëm 24 vjeç, ka ardhur nga askund dhe është surpriza e CFR-së. Vlerësohet me rreth 4 milionë euro”, tha Becali për “Fanatik”.
Kurse, sipas sajti tjetër nga Rumania, “SpotMedia”, klubi që po kërkon Krasniqin është Lazio, që për drejtor sportiv ka shqiptarin, Igli Tare.
Futbollisti nga Malisheva është blerë nga Cluji për 200 mijë euro nga Ballkani dhe klubi thuhet se tani janë afër arritjes së një marrëveshjeje të rëndësishme. Ballkani zotëron gjithashtu 15% të çmimit të transferimit në të ardhmen.
24-vjeçari ka regjistruar katër gola dhe një asistim në nëntë paraqitjet me Clujin në elitën e futbollit rumun. Ermal Krasniqi ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.