Një ditë pas denoncimit në media, Avokati i Popullit ka reaguar për “5pyetjet.al” për rastin skandaloz në Shkodër, ku nëna është arrestuar tetë ditë pasi doli nga materniteti ku solli në jetë foshnjën.
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca tha për “5pyetjet.al” se ligjin e parashikon shtyrjen e ekzekutimit të dënimit kur e dënuara është shtatzënë ose me fëmijë nën një vjeç. Për këtë arsye, Ballanca tha më tej se janë duke kryer një hetim administrativ për rastin në fjalë.
“Jemi njohur me rastin ne fjale te bere publik ne media nga familjaret e gruas se burgosur. E kemi regjistruar si rast me iniciative dhe do te kryejme veprimet e nevojshme hetimore. Do te kerkojme informacion dhe dokumentacion ne IEVP “Jordan Misja”, organin e prokurorise dhe strukturat e policise.
Sipas Kodit te Procedures Penale (neni 476, germa b), ekziston mundesia e shtyrjes se ekzekutimit te vendimit me vendim te gjykates qe ka dhene vendimin, mbi bazen e kerkeses te te denuarit, mbrojtesit ose te prokurorit ne rastin kur e denuara eshte shtatzene ose me femije nën një vjeç.
Ne kete rast ekzekutimi shtyhet gjer sa femija te behet një vjeç. Me paraitjen e kerkeses, eshte e drejte e gjykates te pezulloje ekzekutimin e vendimit gjer ne shqyrtimin e saj. Ne perfundim te hetimit administrativ perkates, institucioni i Avokatit te Popullit do te dale me gjetjet përkatëse” mbyllet reagimi për “5pyetjet.al”.
Nëna Diana Bahçja përfundoi në burg për braktisjen e vajzës së parë vetëm 8 ditë pasi solli në jetë fëmijën e dytë. I ati i fëmijës, Naim Bahçja nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër prej një jave po kujdeset për fëmijën e tij të porsalindur. Ai i kërkoi drejtësisë që të lirojë gruan për të mbajtur fëmijën dhe se ishte gati që ta bënte ai burgun.
Skandali i drejtësisë! Nëna burgoset për një gjobë, lë vetëm djalin 8 ditësh