Paraditen e sotme është arrestuar Lefter Alla, kryetar i Bashkisë së Bulqizës. Alla është vënë në pranga me urdhër të SPAK për shkak se ndaj tij rëndojnë dy akuza: korrupsion dhe abuzim me tenderat publikë.
Mirëpo kjo nuk është hera e parë që Lefter Alla përfshihet në ngjarje të tilla më 20 janar të 2022 u publikua videoja ku shihej qartë se si kryebashkiaku i Bulqizës, bënte namin duke thithur kokainë në një ambient publik.
Jo vetëm kaq, por kur dolën imazhet, ai i mohoi pamjet duke thënë se nuk ishte ai.
“Video është e montuar. Po më sulmojnë politikisht”, tha Lefter Alla aso kohe.
Gjithashtu në tetor të vitit 2019, policia vuri në pranga djalin e Lefter Allës i cili u kap me lëndë narkotike në makinë.
Mirëpo, kush është Lefter Alla dhe cila është CV-a e tij?
Lefter Alla diplomuar për Edukim Fizik, por profesionin e mësuesit e ka ushtruar shumë pak. Më tutje, thuhet se ai ka dhënë mësim në shkollën “Xhevdet Doda” në Bulqizë në periudhën 89-90 dhe në vitet e vështira 96-98 në 8 vjeçaren e Bulqizës.
Ndërkohë, më pas theksohet se prej 17 vitesh rresht, Lefter Alla ka qenë në krye të një kompanie në fushën minerare.
Një detaj që nuk duhet harruar është se tetorin e shkuar Policia arrestoi në Tiranë, djalin e Lefter Allës, shtetasin Enio Alla, 19 vjeç, pasi u kap me 5.2 gram kanabis.