Altin Morina, shefi i Stërvitjes te Reparti Special RENEA u arrestua mesditën e djeshme nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja me 113 mijë euro në makinë.
Operacioni u zhvillua pas indicieve të dhëna nga inteligjenca informative se 43-vjeçari Altin Morina po qarkullonte me një shumë të madhe parash në automjetin e tij.
Gjatë kontrollit dhe kryrjes së automjetit rezultoi se në sediljen e pasagjerit në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund.
I trajnuar nga amerikanët, kush është shefi i RENEA-s që u arrestua për herë të dytë?
Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Arrestimi u bë te Kodra e Diellit, e njohur si zonë ku banojnë njerëz të njohur të biznesit dhe politikës. Ku i mori dhe kush ia dha, tani duhet të japë shpjegime.
Altin Morina ka një karrierë të gjatë. Ai ka qenë pjesë e FNSH-së, më pas te Anti-Terrori dhe tani ishte shefi i Stërvitjes te Reparti Special RENEA.
Kjo është hera e dytë që Morina, një efektiv me disa trajnime, mes tyre edhe nga amerikanët, që arrestohet, pasi edhe në 2015 kur ishte pjesë e FNSH-së përfundoi në pranga pas një sherri.
“Ka 100 mijë Euro në makinë”! Kush e futi në kurth shefin e RENEA-s?