-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vëzhgimi/ “Infektohen” socialistët! Zbrazin bashkitë për zift dhe tuba për zgjedhjet

Kryesoret

Zgjedhjet po afrojnë dhe socialistët që drejtojnë të gjitha bashkitë vrapojnë me tendera çdo ditë për rrugë dhe kanale vaditëse. Janë kujtuar në fund me shpresën se do të bindin qytetarët për një tjetër mandat.

“5pyetjet.al” i ka denoncuar dhe do të vazhdojë të denoncojë cdo ditë tenderat për asfalt, zift dhe çakëll elektoral, apo tubat e vaditjes për të cilat u kujtuan kur po vijnë zgjedhjet. Më poshtë “5pyetjet.al” do të sjellë në vëmendjen tuaj gjashtë tendera që janë hapur sot nga bashkitë socialiste me të njëjtin objekt, rrugë dhe kanale.

Artur Bushi në Krujë nuk ndalet. Pas tenderave pak ditë më parë për disa rrugë sot ka hapur një tjetër 34 milionë lekë për çakëll, pluhur guri, gurë zalli, zhavorr, gurë të thyer dhe të grimcuar, përzierje guri, përzierje rërë-zhavorr dhe agregate të tjera për rrugët rurale të qendrave administrative. Tenderi urgjent mbyllet në 27 mars dhe rrugët duhet të jenë gati përpara 14 Majit.

Flamur Golemi pas atyre të pak ditëve më parë sot ka hapur një tjetër tender për riveshje asfaltike në rrugën “Ibrahim Sino” në Gjirokastër. 48 milionë lekë është fondi për asfaltin dhe ziftin.

“Infektohet” edhe Gëzim Topçiu në Maliq që hapi tender me 41 milionë lekë për riveshje rruge me asfalt dhe kalldrëm.

Në Mirditë Ndrec Dedaj ende nuk është zyrtarizuar për të garuar për një tjetër mandat dhe pak ditë më parë pati edhe disa debate të forta në asamble, por shpresa vdes e fundit. Sot kjo bashki ka hapur një tender për të blerë tuba për kanalet vaditëse për rreth 40 milionë lekë.

Në Dibër Rahim Spahiu sapo ka hapur një tjetër për ndërtimin e një kanali ujitës nga lagja “Hysene” deri në qendër të fshatit Kandër. 18 milionë lekë është fondi në dispozicion.

Në Fushë Arrëz Fran Tuci vendosi sot rreth 16 milionë lekë në tender për mirëmmbajtje të kanaleve vaditëse.

Puna duhet të nisë përpara 14 Majit më pas nuk ka rëndësi kur përfundon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit