Në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ku ishte i pranishëm edhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, Enkelejd Alibeaj tha se qeveria është duke bërë një luftë të padrejtë ndaj PD-së, e cila rrezikon të mbetet jashtë zgjedhjeve lokale.
“Së dyti ka treguar një gjë ende më të rëndë. Mos u çudisni ju dhe askush tjetër por PD sot ende nuk e di nëse do të regjistrohet apo jo në zgjedhje.
Të gjitha propozimet e bëra nga PD kanë gjetur 0 përgjigje nga maxhoranaca. Pavarësisht nga situatë e rëndë në të cilën ne ndodhemi po ju përsëris edhe një herë angazhimin e PD-së në të gjitha propozimet e BE për integrimin në BE.”, tha Alibeaj.