-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“E votoi edhe Lulzim Brava”, Berisha nga Lushnja: Rama me borxhin e shtatorit 2021 mund të rriste rrogat

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një takim në Bashkinë e Lushnjës ku prezantoi kandidatin e tij për Bashkinë, Eduart Sharka.

Gjatë fjalës së tij Berisha trajtoi edhe premtimet e kryemistrit Edi Rama për rritjen e rrogës.

Sipas ish-kryeminstrit Edi Rama vetëm me borxhin që mori shtatorin e vitit 2021, që ja votoi edhe Lulzim Brava mund të rrisë rrogat 70%.

“Ç’na ndodhi këto 8 vite? Këto 8 vite jemi të fundit, jemi 40 % nën Kosovën. A kishte mundësi? Ua them me sinqeritet nëse kryeministri shqiptar si çdo kryeministër tjetër, do të kishte dëshirë të ju shifte ju më mirë, më të mëkëmbur, do të kishte dëshirë të shifte qytetarët shqiptarë, nuk po them të pasur, se i pasur do kohë, por të mëkëmbur, kishte mundësi të rriste gjatë këtyre 8 viteve, të paktën 2-3 herë rrogat dhe pensionet e shqiptarëve.

Borxhi u rrit nga 58.2 në 62.6%, u rrit pra 4.4 % të PBB. Edi Rama vetëm me borxhin që ka marrë në shtatorin e vitit 2021 që ja votoi edhe Lulzim Brava, vetëm me atë borxh 720 mln euro, mund të rriste rrogat e shqiptarëve 70%. Ku janë? Pra, pse kjo, sepse vjedhin, vjedhin aq shumë sa e keni shumë të vështirë ta imagjinoni dhe mendoni.

Specialistë të ekonomisë të pavarur, kanë gjetur se këta në punët publike vjedh deri në 90% të investimit. Absolutisht bajpasi i Fierit, i standardeve më të gjera, me 2.8 mln euro, sepse e kanë ndërtuar bankat evropiane, ishin kredi të marra nga ne, dhe bankat të venë lupën nuk të lënë shpërdorimin. Ndërton të njëjtën rrugë në fushë në Tiranë me 24 mln euro kilometrin, ndërton të njëjtën rrugë,” u shpreh Berisha.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit