Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Indrit Sefa kërkoi sot nga KAS-i që përpos rrëzimit të vendimit të Ilirjan Celibashit dhe të regjistrojë PD-në, në fletën e votimit të shkruhet emri i Enkelejd Alibeajt si kryetar i PD-së.
Kjo ishte hera e parë që artikulohet një kërkesë e tillë nga grupi i Enkelejd Alibeajt, që kryetar “de jure” ka Lulzim Bashën, por i komanduar është kryetari i grupit, që tashmë e kërkon emrin edhe në fletën e votimit.
“Zëvendësoni emrin e Lulzim Bashës me atë të Berishës. Dhe fleta e votimit të dilte automatikisht me kryetar dhe do të rregullohej i gjithë konflikti që ka ardhur para jush për t’u zgjidhur” kërkoi ai.
Rreth orës 14:30 do të mësohet fati i Partisë Demokratike, nëse do të regjistrohet apo në zgjedhjet gjithashtu edhe i grupit të Sali Berishës.
LIVE-Debati në KAS, Cefa: Basha mund të përdorë autorizimin edhe për zgjedhjet e 2025-ës!