-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina shpreson që Rusia dhe Ukraina të zhvillojnë bisedime të paqes

Kryesoret

Kina është e shqetësuar lidhur me përshkallëzimin e luftës në Ukrainë dhe shpreson që Moska dhe Kievi do të mbajnë bisedime të paqes, tha kryediplomati kinez, Qin Gang, gjatë bisedës telefonike që zhvilloi të enjten me homologun e tij ukrainas.

Kina, që nuk ka dënuar Rusinë për nisjen e pushtimit të Ukrainës, u ka bërë thirrje palëve që gradualisht të ulin tensionet, që do të çonte drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për paqe. Këtë Pekini e ka paraqitur në një dokument prej 12 pikash, që ka të bëjë me “zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë”.

Plani, që nuk është mirëpritur aq mirë nga asnjëra palë, bën thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe respektimin e sovranitetit të të dyja shteteve.

“Kina shpreson që të gjitha palët të jenë të qeta, racionale dhe të përmbajtura, si dhe të rinisin bisedimet e paqes sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Qin gjatë bisedës me kryediplomatin ukrainas, Dmytro Kuleba, njoftoi Ministria e Jashtme kineze.

Qin shtoi se Kina shpreson që Ukraina dhe Rusia të mos ia mbyllin derën zgjidhjes politike pa marrë parasysh sesa e vështirë dhe sfiduese është situata, tha Ministria e Jashtme kineze.

Kuleba tha se ai dhe Qin diskutuan për “rëndësinë e parimit të integritetit territorial”.

“Unë theksova rëndësinë e Formulës së Paqes [të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky për dhënien fund të agresionit dhe rivendosjes së paqes në Ukrainë”, tha Kuleba përmes një postimi në Twitter.

Ukraina ka thënë se çdo plan që i jep fund konfliktit duhet të përfshijë tërheqjen e trupave ruse nga kufijtë e Ukrainës të vendosura më 1991, në vitin kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, pritet të vizitojë presidentin rus, Vladimir Putin, javën e ardhshme dhe të mbajë një takim virtual me Zelenskyn./rel

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit