-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është “Bajlozi” që pagoi 500 mijë Euro për një vrasje?

Kryesoret

Ernejt Shyti, 34-vjeçari i akuzuar si autor i vrasjes së Behar Sofisë në 21 shkurt 2021 në Tiranë që ka pranuar të jetë bashkëpunëtorë i drejtësisë ka dhënë një dëshmi tronditëse në gjyqin e themelit që vijon në Gjykatën e Posaçme.

Shyti ka deklaruar se të njëjtët persona që e kishin porositur për të eliminuar Behar Sofinë i kishin thënë se do të kryente një tjetër vrasje në Gjermani.

Sipas tij, ai do të vriste një 34-vjeçar që shtëpinë e kishte në cep të rrugës, emrin e të cilit nuk e bën publik dhe për këtë do të paguhej për një shumë prej 500 mijë euro.

Më tej, ai ka treguar me detaje vrasjen e Beharë Sofisë, nga përgatitja deri tek finalizimi. Personat që i kanë thënë atij për këtë vrasje që do të kryente në Gjermani i kanë pohuar se paratë do t’i merrte nga “Bajlozi”, të cilin sipas tij nuk e njihte kush ishte.

Shyti në seancë nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë porosi, duke mos treguar nëse ky person është apo jo shtetas shqiptar që jeton në Gjermani.

Flet vrasësi i Behar Sofisë: “Bajlozi” më dha 500 mijë € për goditjen e dytë në Gjermani

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit