Një tifoz Birmingham City goditi para disa javësh goditi me grusht futbollistin Jack Grealish për të cilën vuajti një dënim prej 4 javësh në burg është gjetur i vdekur.
Paul Mitchell sulmoi Grealish gjatë ndeshjes me Aston Villa në stadiumin “St Andrew’s” ku më pas ai u tërhoq zvarrë nga sigurimi.
2-vjeçar u dënua me 14 javë burg nga të cilat kreu vetëm 4 dhe u lirua. Pas lirimit ai u gjet i vdekur në një pronë në Birmingham në fillim të kësaj jave.
Kështu ka bërë me dije prestigjiozja angleze “The Sun”.
“Paul absolutisht i adhuronte tre fëmijët e tij. Ai gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij, pavarësisht se çfarë ndodhte. Ai kishte zemrën më të mirë. Fatkeqësisht, ai do t’i mungojë shumë njerëzve. Ai ishte një njeri shumë popullor. Nuk do të jetë më njësoj pa të këtu,” shtoi më tej kushërira e viktimës, Lucy Mitchell.