Seanca e sotme e Kuvendit nisi me debat. Opozita e ktheu në kauzë të seancës së sotme arrestimin e nënës lehonë në Shkodër, e cila u prangos sapo doli nga materniteti ku solli në jetë foshnjën. Opozita kërkoi debat, por drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj nuk pranoi.
Pas Dhurata Çupit dhe Albana Vokshit, ishte Edmond Spaho që kërkoi ndryshimin e rendit të ditës për të diskutuar për këtë ngjarje dhe u kërkoi dy ministrave, të Brendshëm Çuçit dhe Drejtësisë Manja që të lirojnë nënën lehonë. “Çuçi dhe Manja që zgërdhihet aty, ta lirojnë me urgjencë nënën lehonë” tha Spaho.
Por Felaj ishte e rreptë duke mos lejuar debat. “Nuk duhet të ndryshojmë rendin e ditë kur dikujt këtu i teket të flasë për një çështje të caktuar, kur nuk kemi asnjë informacion zyrtar” tha ajo.
Nëna lehonë në burg, opozita kërkon debat, Felaj ua pret shkurt