Autoritet gjermane kanë arrestuar 2 shqiptarë pasi akuzohen për trafik droge. Të arrestuarit aktualisht ndodhen në paraburgim.
Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët janë të moshave 30 dhe 33 vjeç.
Arrestimi u parapri nga hetimet e një grupi hetimor të policisë për trafik narkotikësh, pasi ishte në shënjestër që prej fundit të vitit 2022.
Të dhënat fillestare tregonin se 30-vjeçari tregtonte kokainë në zonën e Betzingen, ku më pas u përfshi dhe 33-vjeçari.
Të dy të arrestuarit janë paraqitur dje në gjykatën e qytetit Tübingen.