-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Tiranë dhe nëna lehonë në burg! Berisha: Qeveria heshtje

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës sot në Kuvend është ndalur për të komentuar dy ngjarje të forta; vrasjen në “Don Bosko” të dielën dhe arrestimin e nënës lehonë në Shkodër. Për të dyja, akuzat kanë qenë në drejtim të qeverisë Rama.

“Unë para se të ndalem dhe të argumentoj këtë që thashë, dua të ndalem në dy ngjarje tragjike. 3-4 netë më parë, në krye të detyrës tek punonte për të mbajtur mbesën e vogël, bie nga breshëritë e banditit të qeverisë, të kriminelit të qeverisë, një nënë, një gjyshe, një punonjëse, Mimoza Paja. Në breshëri plagosen 5 të tjerë. Dhe kjo është absolutisht vepër e nxitur nga politika, e narko-qeverisë shqiptare.

Unë dua t’ju them ju se pardje se për herë të parë, u zgjova në mëngjes dhe u mora me fejsbukun, kontrollova fejsbuket e këtyre ministrave që janë prapa shpinës sime. Mendova se do të ishin tronditur nga lajmi tjetër, sipas të cilit njoftohej se një nënë lehonë me fëmijë 8 ditësh, ishte marrë nga një bandë policësh, dhe ishte burgosur sepse nuk kishte paguar një gjobë 250 mijë lekë.

Nuk gjeta asnjë fjalë zonja ministre, ansjë keqardhje për këtë zonjë. As ju që po flisni aty prapa shpinës sime. S’kishit botuar, kur ça nuk kishit publikuar me jelekë, me gjerdanë ari e me të tjera e të tjera, me sofra plot e stërplot, kurse nëna në burg lehone me fëmijë tetë ditësh në shtëpi, asnjë fjalë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit