-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kthyen tunelin e ushtrisë në ‘shtëpi bari’, arrestohen 5 persona në Krujë, dy prej tyre punonjës të OSHEE

Kryesoret

Krujë/Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Tuneli”. Operacioni nga Policia e Krujës dhe strukturat operacionale të DVP Durës. Mbështetur dhe në inteligjencën informative.

Evidentohet një tunel i përshtatur me llamba, për kultivim të bimëve narkotike. Sekuestrohen 390 bimë kanabis, llamba, aspiratorë. Dhe pajisje të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Në pranga dhe 2 punonjës të OSHEE-së, si dhe 2 të tjerë në kërkim. Pasi kishin lejuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike me të cilën furnizohej tuneli.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

390 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator. 2 ventilatorë, 30 rritës të energjisë elektrike dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Në vijim të operacionit u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit:

H. S., 61 vjeç dhe R. H., 58 vjeç, të dy banues në banues Halil, Krujë, si dhe A. S., 21 vjeç, banues Fushë Krujë. Nga hetimet rezultoi se shtetasi A. S. ushtronte edhe veprimtrainë e paligjshme të lojërave të fatit.

Në vijim të veprimeve hetimore u konstatua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës.

Për këtë arsye u bë arrestimi i punonjëve së OSHEE-së, shtetasve O. F. dhe E. H., me detyrë punonjes të OSHEE-së Fushë Krujë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim 2 punonjës të tjerë të OSHEE-së, shtetasi S. K., me detyrë përgjegjës i grupit të OSHEE-së (i arrestuar dhe më parë për këtë paligjshmëri) dhe shtetasi E. K., me detyrë elektricist i zonës.

Vijon puna hetimore për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektike”, “Organizimi i lojërave të fatit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit